Publikohet sot raporti “Kostoja e Politikës në Kosovë”
Aktuale
December 11, 2025 - 07:58
“Democracy Plus” (D+) dhe “Westminster Foundation for Democracy” (WFD) sot bëjnë publikimin e raportit “Kostoja e Politikës në Kosovë”, një studim që analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale të vitit 2025 dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin zgjedhor.
Prezantimi i raportit do të bëhet nga Albert Krasniqi, drejtor i Programeve, Democracy Plus (D+).
Ndërsa të ftuar për diskutim në panel janë: Graeme Ramshaw, drejtor për Cilësinë dhe Inovacionin, WFD, Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Besnik Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.