Ganimete Musliu kritikon Vjosa Osmanin: S’ka bërë gjë përveç që i ka mbajtur zhagun e LVV-së
Foto: Laura Hasani

Ganimete Musliu kritikon Vjosa Osmanin: S’ka bërë gjë përveç që i ka mbajtur zhagun e LVV-së

Aktuale December 11, 2025 - 00:02

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo nuk ka kontribuar pozitivisht për vendin dhe ka favorizuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Musliut, Osmani ka shkelur kompetencat e presidencës dhe ka vepruar në mënyrë të njëanshme.

“Në prill, kur të vijë momenti, ia japim mandatin atij që e meriton. Nuk ka mandat për Osmanin. Nuk i ka bërë asgjë të mirë këtij vendi përveç që ia ka mbajtur zhagun LVV-së. Nëse një presidente ka shkelur gjithçka në atë institucion, është Vjosa Osmani. Më vjen keq,” tha Musliu./rtv21