Presidenca kërkesë SHBA-së për rikthimin e dialogut strategjik
Foto: Laura Hasani

Presidenca kërkesë SHBA-së për rikthimin e dialogut strategjik

Aktuale December 10, 2025 - 21:34

Presidenca e Kosovës i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës kthimin e dialogut strategjik, pas vendimit për pezullim nga Amerika.

Kjo u tha gjatë një takimi me Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskuta edhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, sidomos për sigurinë, ekonominë.

“U potencua gjithashtu angazhimi i Presidentes Osmani për forcimin e koordinimit të përhershëm me institucionet amerikane dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha fushat me interes të dyanshëm.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e procesit të rregullt zgjedhor, zhvillimet e fundit të sigurisë, si dhe nevoja për krijim sa më të shpejt të institucioneve pas zgjedhjeve.

Në takim u rikonfirmua përkushtimin për të çuar përpara projektet strategjike, nxitjen e investimeve amerikane në sektorët me potencial të lartë dhe avancimin e objektivit të përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri