Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijevq si dhe ndaj Igor Dimoviç, për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i tha se me gjetjet nga institucionet e sigurisë, përshirë edhe FBI-në, janë vërtetuar fjalët e tij që kishte thënë në konferencën e jashtëzakonshe pak orë pas sulmit, duke potencuar se ky sulm kishte ardhur nga Serbia.
Kurti ndër tjera tha se ky proces gjyqësor do të dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale që ishin të lidhura me Aleksandar Vuçiq e Milan Radoiçiq.
“Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit.
Procesi gjyqësor do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”, shkroi Kurti ndër tjera. /Zëri