Detaje nga Specialja, Isni Kilaj u lirua me kusht pasi dha dorëzaninë prej 40 mijë eurosh

Detaje nga Specialja, Isni Kilaj u lirua me kusht pasi dha dorëzaninë prej 40 mijë eurosh

Aktuale December 10, 2025 - 15:19

Gjykata Speciale e ka liruar sot me kusht Isni Kilajn, i cili po mbahej në paraburgim për tentim-pengim të drejtësisë.

Duke u bazuar në vendimin e kësaj gjykate me seli në Hagë, ai u lirua nën dorëzaninë prej 40 mijë eurosh.

“Kilaj do t’i ofrojë një siguri financiare Regjistruesit si parakusht për lirimin e tij në formën e një transferte monetare në shumën prej 40.000 eurosh”, thuhet në vendim.