Osmani pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Aktuale December 10, 2025 - 12:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Osmani tha se me Begajn kanë biseduar bashkëpunimin e pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, transmeton Zeri.info.

“Në një takim të ngrohtë fundviti, sot pata kënaqësinë ta pres presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”.

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona”, shkroi Osmani. /Zëri