Terrasi takohet me Teodosijen: Ai luan rol kyç në nxitjen e integrimit midis 80.000 besimtarëve serbë

Terrasi takohet me Teodosijen: Ai luan rol kyç në nxitjen e integrimit midis 80.000 besimtarëve serbë

Aktuale December 10, 2025 - 11:37

Eurodeputeti estonez Riho Terras, i cili është raportues për Kosovë në Parlamentin Evropian, ka zhvilluar një vizitë në Manastirin e Graçanicës, ku është takuar me peshkopin Teodosije për të diskutuar rreth situatës së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sipas Terrasit, peshkopi Teodosije luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e integrimit dhe bashkëpunimit mes komunitetit serb të Kosovës. Ai vlerësoi angazhimin e tij si figurë kyçe për afërsisht 80 mijë besimtarë ortodoksë serbë që jetojnë në vend.

“Diskutuam situatën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë me ipeshkvin Teodosije në Manastirin historik të Graçanicës. Ai luan një rol kyç në nxitjen e integrimit dhe bashkëpunimit midis rreth 80.000 besimtarëve ortodoksë serbë”, ka shkruar Terrasi, transmeton Zeri.info.

Terrasi është duke vazhduar vizitën disaditore në Kosovë, ku është takuar edhe me liderët e shtetit. /Zëri