Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do ta votoj në Kuvend - sepse populli po e zgjedh vetë vuajtjen
Foto: Laura Hasani

Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do ta votoj në Kuvend - sepse populli po e zgjedh vetë vuajtjen

Aktuale December 10, 2025 - 07:59

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka folur për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve dhe qëndrimin e saj ndaj një qeverie të mundshme të Albin Kurtit.

Musliu rikujtoi deklaratat e saj të kaluara kundër votimit të qeverisë së Vetëvendosjes, por theksoi se nëse qytetarët përsëri i japin Kurtit një shumicë të lartë, ajo do të respektojë vullnetin e tyre.

“Unë pata thanë se më përpara e këpus dorës se sa ta votojë qeverinë e LVV-së në Kuvend dhe nuk e kam votua. Mirëpo, nëse Kurti i merr 42% sërish në zgjedhje, unë vetë me dorën time do ta votojë në Kuvend qeverinë e tij, sepse ky popull po e do dhe po e zgjedh vetë vuajtjen”. /Infokus