Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale December 10, 2025 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 e 1 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 9 e 12 gradë Celsius.

Era kryesisht do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image