Mësohet se çfarë ishte aeroplani që u pa për disa orë në qiellin e Prishtinës
Aktuale
December 09, 2025 - 15:47
Një aeroplan ushtarak gjerman, i cili ishte nisur nga Berlini, nuk po mund të aterojë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur në orën 8:40 të mëngjesit.
Sipas asaj që shihet, fluturakja ushtarake e ka devijuar rrugën për në Shkup.
Një qytetar i ka dërguar “Zërit” një video të aeroplanit, i cili sillej mbi qiellin e Prishtinë për disa orë.