Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komunave veriore

Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komunave veriore

Aktuale December 08, 2025 - 14:32
Oravi takon katër kryetarët serbë të komunave veriore, përshëndet dorëzimin pa probleme të pushtetit lokal

Sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore në Zveçan, duke përshëndetur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale, një proces i cili, sipas tij, është realizuar plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës.

Në një postim në X, Oravi ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale mbetet kyç për funksionimin demokratik të komunave dhe për sigurimin e stabilitetit në veri të vendit.

Ai gjithashtu ka ritheksuar rëndësinë e angazhimit konstruktiv nga të gjitha palët.

“Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Oravi.