Betohet edhe kryetari i Zubin Potokut, Millosh Peroviq
Aktuale
December 05, 2025 - 11:27
Në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut ka filluar seanca inauguruese për betimin e kryetarit të ri Millosh Peroviq dhe asamblistëve.
Për këtë bëri betimin Peroviqi, i cili u betua se do të ushtrojë detyrën e tij me ndershmëri dhe besnikëri që t’i shërbejë Komunës së Zubin Potokut.
“Unë si kryetar Millosh Peroviq deklaroj së do të kryejë detyrat e mia dhe ushtroj kompetencat e mia me nder dhe besnikëri, në mënyrë që të krijojë kushte për jetë në Komunën e Zubin Potokut te sigurt dhe të qetë. Si kryetar falënderoj të gjithë na presin plane të vazhdueshme të Komunës”, ka thënë ai. /eo

