Izmir Zeqiri: Nëse ka vullnet të më takojë, jam i gatshëm t’ia dorëzoj çelësat kryetarit të ri

Izmir Zeqiri: Nëse ka vullnet të më takojë, jam i gatshëm t’ia dorëzoj çelësat kryetarit të ri

Aktuale December 05, 2025 - 11:01

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do t’ia dorëzojë dokumentet dhe çelësat kryetarit të ri, nëse ai do të jetë i gatshëm që ta takojë.

Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online ka thënë se pret që gjithçka të shkojë konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Normal sot e kam ditë pune, sot janë thirr seancat dhe janë si të them struktura udhëheqëse në ardhje duhet sot kanë thirrur në seanca për të dhënë betimin. Natyrisht jam në vendin e punës, jam këtu pres që të zhvillojnë procedurat ashtu siç i kërkojnë procedurat ligjore të Republikës së Kosovës. Jepet betimi, duket sot kryetari në ardhje edhe Kuvendin, por edhe vetë të japë vendim dhe më pastaj marrin autoritetin fuqiplotë edhe si kryetar i ri. Unë jam këtu në zyrë dhe natyrisht unë pres nëse është i vullnetit të vijë në zyrë, jam i gatshëm të dorëzoj çelësat dhe ta uroj detyrën e re dhe t’i kthehem unë detyrës sime si zyrtar për Kthim dhe Komunitete. Mirëpo të shohim, besoj që gjithçka do të shkojë në rregull, uroj të zhvillohen procedurat ashtu të japin betimet, unë jam këtu, i pres nëse ata e kanë në agjendë dhe vullnetin të takohen edhe me mua, jam i gatshëm të dorëzoj çelësat e kryetarit dhe t’i uroj detyrën e re të kryetarit. E respektoj secilin vendim që rrjedh prej procedurave ligjore, ashtu siç janë ligje e Republikës së Kosovës", tha ai.