Qeveria në detyrë merr dy vendime në mbledhje elektronike
Foto: Laura Hasani

Qeveria në detyrë merr dy vendime në mbledhje elektronike

Aktuale December 05, 2025 - 09:58

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Përmes një njoftimi për media, Qeveria në detyrë ka bërë të ditur se ka:

- Ndarë 141.680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara;

- Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.