Osmani takohet me Prattipatin, flasin për procesin e zgjedhjeve dhe zhvillimet e fundit në vend

Osmani takohet me Prattipatin, flasin për procesin e zgjedhjeve dhe zhvillimet e fundit në vend

Aktuale December 04, 2025 - 18:20

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

"Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

"Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri