Hargreaves për takimin me Abdixhikun: Diskutuam për formimin e shpejtë të institucioneve pas 28 dhjetorit
Aktuale
December 04, 2025 - 16:40
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar për takimin me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Ishte mirë që u takova me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Ne diskutuam për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresoj që fushata zgjedhore të shkojë pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruari Hargreaves.
Për takimin ka njoftuar sot edhe Abdixhiku.