Nisma jep përgjigjen përfundimtare për koalicionin e mundshëm me PDK-në
Xhevahire Izmaku, ish-deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, është deklaruar lidhur me çështjen e mundësisë së bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ajo ishte e prerë, duke thënë se marrëveshja me PDK-në nuk ka ndodhur dhe se Nisma do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, raporton Zeri.info.
“Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë vendit me vlera që u përgjigjen realisht nevojave të qytetarëve.
Për ne politika nuk është krenari e tepruar, as arrogancë; politika është përgjegjësi, shërbim dhe përkushtim i përditshëm.
Ky është momenti ynë për t’u mobilizuar, për të qëndruar bashkë dhe për t’i treguar vendit se ka forcë politike që punon me dinjitet, me sinqeritet dhe me vizion të qartë.
Gara fillon. Nisma vazhdon rrugën me ju nën udhëheqjen e dëshmuar të liderit tonë Fatmir Limaj!”, u shpreh Izmaku ndër të tjera. /Zëri