113 vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

113 vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Aktuale December 04, 2025 - 09:05

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për mbrojtjen e vendit, shkruan Zeri.info.

“Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që ia bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, thuhet në shkrimin e Begajt. /Zëri