Ndotja e ajrit prek edhe të shëndoshët, përshpejton vdekjet
Të mërkurën u përmirësua, por një ditë në parë, ajri në Prishtinë ishte ekstremisht i ndotur.
Ky vlerësim u dha nga profesori Ilir Morina në një intervistë për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Madje ai këtë situatë e cilësoi jashtëzakonisht të rëndë, meqë përkundër alarmimit ndër vite, nuk po merren masa të bollshme.
Ajri që konsiderohet si një ndër faktorët bazikë për një mirëqenie dhe shëndet të mirë, kur ka ndotje sikurse tani në vend, sipas një pulmologu, përveç që e rëndon gjendjen e të sëmurëve me probleme respiratore, i prek edhe të shëndoshët.
Madje, specialist Morina thekson se disa studime shkencore ndërkombëtare kanë nxjerrë se ajri i papastër ndikon edhe në vdekjet e parakohshme.
Mirëpo në Kosovë ende nuk ka ndonjë trupë gjithëpërfshirëse mjekësore e hulumtuese sa i përket kësaj lidhshmërie, teksa në klinikën e pulmologjise gjatë dimrit dukshëm më shumë rriten kërkesat për hospitalizim./klankosova