Ndërkombëtarët e dënojnë moscertifikimin e Listës Serbe
Foto: Laura Hasani

Ndërkombëtarët e dënojnë moscertifikimin e Listës Serbe

Aktuale December 03, 2025 - 21:03

Sërish, Komisioni Qendror Zgjedhor të martën nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

E ky vendim i KQZ-së, ka ngjallur reagime vendore e ndërkombëtare.

Për mos-certifikim të Listës Serbe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gishtin e drejton kah Lëvizja Vetëvendosje.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Srpska Listës për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të ngushta në vizion dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla cenojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet nga ambasada amerikane.

Vendimin e KQZ-së, e kanë dënuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe Ambasada e Gjermanisë.

Por këto reagime nuk i ka komentuar kryeministri në detyrë, dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Megjithatë, se në çfarë janë bazuar për mos certifikim tregon anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

Madje Krasniqi thotë se po pret që të mos ketë epilog si herën e kaluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Por që ky vendim është i kundërligjshëm e thotë edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

KQZ-ja edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kishte certifikuar Listën Serbe, por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte urdhëruar KQZ-në ta certifikonte partinë më të madhe të serbëve në Kosovë./teve1