Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri, shkak mungesa e kushteve të punës
Aktuale
December 03, 2025 - 17:23
Inspektorati Qendror i Punës, ka zhvilluar një inspektim në një market në Vushtrri.
Sipas Inspektoratit,kushtet e punës nuk kanë qenë të duhura dhe kanë paraqitur rrezik për shëntetin e punëtorëve, raporton Zeri.info.
“Në bazë të kompetencave ligjore dhe me qëllim mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të veprimtarisë punuese në këtë subjekt, deri në plotësimin e të gjitha masave të kërkuara.
Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e kushteve të sigurta dhe dinjitoze për secilin punëtor, pavarësisht sektorit ku vepron”, thuhet në njoftim. /Zëri