Gashi: Kosovarët kurrë s’kanë pasur më shumë para sesa sot
Foto: Laura Hasani

Gashi: Kosovarët kurrë s’kanë pasur më shumë para sesa sot

Aktuale December 03, 2025 - 11:29

Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se qytetarët e Kosovës s’kanë pasur “kurrë më shumë para” sesa sot.

Ajo se çdo narracion tjetër është i pasaktë dhe se pavarësisht çmimeve, “numrat” flasin për “rritje” të mirëqenies.

“Ju po merrni disa produkte të cilat juve po ju konvenojnë për narracionin që po doni me e shtru. Por fakt është që qytetari i Kosovës kurrë ma shumë pare s’ka pasë. Sot, qytetari i Kosovës ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve. Është shumë fakt kjo”, tha ajo tha mbrëmë në T7.

Burim Ramadani reagoi menjëherë, kështu: “Qyysh?! Ndal veç pak. Ju lutem, qytetarë, këqyreni”.

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje tha madje se shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë, tani po kthehen në vend, për shkak të progresit, që tha ajo se është bërë me qeverinë e LVV-së.

“Ne kemi një numër të madh të njerëzve që po rikthehen në Kosovë. E para, kemi një gjeneratë të pensionistëve të Zvicrës dhe Gjermanisë që janë duke u rikthyer… E dyta, kemi një numër të madh të profesionistëve që çdo ditë po kthehen”, tha ajo.

Gashi tha se është “në rregull” me lëvizjen e qytetarëve që e lënë vendin.

“Kanë qenë 178 mijë veta që e kanë lënë Kosovën në 2015-tën”, tha ajo.