Kurti nuk komenton reagimin e Ambasadës Amerikane për moscertifikim të Listës Serbe
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet ndaj reagimit të ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bën paraditen e sotme rreth moscertifikimi të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, e ku posaçërisht partinë të cilën e drejton vetë Kurti e kritikuan duke thënë se veprimet e tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës, por edhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve.
Kurti si shpeshherë ka ikur nga pyetjet e gazetarëve.
Ndërsa Ambasada Amerikane në Kosovë shkruan se: “Përpjekjet e LVV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”. /eo