SHBA: Përpjekjet e LVV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë përçarëse
Foto: Laura Hasani

SHBA: Përpjekjet e LVV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë përçarëse

Aktuale December 03, 2025 - 10:06

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një reagimi në Facebook, Ambasada thotë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar certifikimin që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet tutje në njoftim.