Sveçla thotë se Komunës së Prishtinës i janë bartur mjetet, të cilat mund t’i shfrytëzojë që nga nesër
Foto: Laura Hasani

Sveçla thotë se Komunës së Prishtinës i janë bartur mjetet, të cilat mund t’i shfrytëzojë që nga nesër

Aktuale December 01, 2025 - 18:51

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat u të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme të enjten.

Ai për teve1.info ka thënë se komuna që nesër mundet t’i shfrytëzojë këto mjete.

“Ministria e Financave e ka kryer punën, Thesari i ka transferuar mjetet. Nesër mundet komuna e Prishtinës t’i shfrytëzojë”, ka thënë Sveçla.

Bartja e këtyre mjeteve mund t’i hap rrugë rikthimit të qarkullimit të autobusëve të “Trafikut Urban” të cilët që një javë kanë pezulluar udhëtimin për shkak të krizës financiare.

Nga “Trafiku Urban”, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë grevën deri në alokimin e mjeteve.