Insistohet të përjashtohet nga mbledhja e KPK-së u.d. i kryeprokurorit, Agron Qalaj

Insistohet të përjashtohet nga mbledhja e KPK-së u.d. i kryeprokurorit, Agron Qalaj

Aktuale December 01, 2025 - 13:49

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) janë kthyer në sallën e takimit, por sërish anëtari Arian Gashi ka insistuar se nuk do të jetë pjesë e një mbledhjeje ku i pranishëm është ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit Agron Qalaj, pasi thotë se pozita e tij është e kontestueshme.

“Unë erdha për hir të opinionit publik, unë nuk refuzoj takime, por marr pjesë në takime ku ka kuorum të ligjshëm. Me gjithë respektin për Qalajn, por nuk marr pjesë ku është ai, sepse prezenca e tij është e kontestueshme... me prezencën e Qalajt nuk mund të shkojmë tutje”, tha anëtari i KPK-së, Arian Gashi.

Ndërsa anëtari tjetër Jetish Maloku ka ndërhyrë, duke thënë se kjo nuk është çështje dëshirash, por ligjesh e për çka thekson se askund me ligj nuk parashihet përjashtimi i u.d. të kryeprokurorit nga takimi.

“Asnjë element ligjor nuk ka për përjashtim”, tha ai.

Gashi ka thënë se ky nuk është bllokim, por thirrje për të zbatuar ligje. /eo