Qentë sulmojnë të moshuarin në Vlorë
Aktuale
December 01, 2025 - 12:35
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një qytetar i moshuar, me probleme shëndetësore, është sulmuar nga qentë endacakë në rrugë.
Sipas Top Channel, qytetari mundohet të mbrohet, duke marrë shkopin që mbante në dorë dhe duke u munduar t’i shpërndajë qentë.
Në atë moment ndërhyn një tjetër grua, e cila përleshet me të moshuarin dhe tenton t’i marrë bastunin, në mënyrë që të mos qëllojë kafshët.