Propozohet shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, dy anëtarë lëshojnë mbledhjen
Aktuale
December 01, 2025 - 11:59
Anëtari i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, ka propozuar shkarkimin e kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj, pasi, siç tha ai, vendimet po merren pa procedura dhe në mënyrë arbitrare.
Krasniqi po ashtu ka kundërshtuar prezencën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, e pa çka kanë kërkuar që ai ta lirojë sallën.
“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, tha Krasniqi.
Ata nuk pranuan të jenë pjesë e takimit teksa aty merr pjesë Qalaj.
Me këtë rast Visar Krasniqi bashkë me Veton Shabanin lëshuan mbledhjen.