Në mbledhjen e KPK-së po merr pjesë u.d. i kryeprokurorit të ri të Shtetit, i zgjedhur nga pesë anëtarë

Në mbledhjen e KPK-së po merr pjesë u.d. i kryeprokurorit të ri të Shtetit, i zgjedhur nga pesë anëtarë

Aktuale December 01, 2025 - 11:22

Pasi u shkarkua ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në mbledhjen e 278-të, pra më 20 nëntor, këtë të hënë në mbledhjen e 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) po merr pjesë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i zgjedhur nga pesë anëtarë të KPK-së.

Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga orari i planifikuar.

Por njëri nga anëtarët ka kërkuar që Qalaj ta lirojë sallën dhe në mënyrë që të vazhdojë Këshilli punën e vet.

Ai ka rikujtuar se Besim Kelmendi, përveç padisë, do të bëjë edhe ankesë në Gjykatën Supreme. Agon Qalaj, pas shkarkimit të Besim Kelmendit, në mbledhjen e 20 nëntorit u caktua ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit.

Image

Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga orari i planifikuar.

Besim Kelmendi në mbledhjen e 20 nëntorit u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit. /EO