Pas Tetovës, edhe Komuna e Çairit shpall sot ditë zie për vdekjen e Shpat Kasapit

Pas Tetovës, edhe Komuna e Çairit shpall sot ditë zie për vdekjen e Shpat Kasapit

Aktuale December 01, 2025 - 11:17

Komuna e Çairit ka shpallur ditën e sotme ditë zie, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Izet Mexhiti, përmes një postimi në Facebook.

Sot ditë zie është shpallur edhe në qytetin e Tetovës, vendlindjen e artistit, ku komuniteti ka shprehur pikëllimin për humbjen e tij të papritur.

Ndërkohë, Komuna e Çairit ka njoftuar se vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.

“Të martën, më 2 dhjetor 2025, në orën 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhje komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teatër, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit. Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, shkroi Mexhiti.