Protestuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës
Foto: Laura Hasani

Protestuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Aktuale December 01, 2025 - 10:36

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë po vazhdojnë protestat, për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Image

Që nga 24 nëntori “Trafiku Urban” ka ndalur punën, në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Image

Javën e kaluar punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, marshuan drejt Qeverisë, për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Image

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në vitin 2025.

Image

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro.

Image

Image

Image