PZAP-i rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Anëtari i Kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi se ky vendim është pozitiv.
“Shumë mirë. Ka qenë absurde me votu nëpër lokale private”, tha Zogaj për Klankosova.tv.
Ai deklaroi se lënda për këtë çështje u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike.