Vetëm LVV-ja me koalicion, partitë tjera të mëdha garojnë të vetme
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të pozicionimeve dhe koalicioneve zgjedhore.
Partitë politike kanë finalizuar paraqitjen e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke përcaktuar format e pjesëmarrjes – si subjekte të vetme apo në bashkime parazgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë në koalicion me parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për dallim nga herët e tjera, kur në listën e LVV-së përfshiheshin kandidatët e partisë Guxo dhe të Alternativës, në këto zgjedhje është vendosur për “Koalicionin Lëvizja Vetëvendosje”. Përveç LVV-së, Guxos dhe Alternativës, përfshihet edhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Për dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë e tjera parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë vendosur të hyjnë të vetme në garë.
Gjithashtu, si e vetme garon edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit me AAK-në, por që u ndanë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në këto zgjedhje janë paraqitur edhe dy koalicione të tjera, Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), si dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”.
Ndërkaq, si parti të vetme në garë, përveç PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, garojnë edhe Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK) dhe Kosovski Savez.
Ndërkaq, si nisma qytetare kanë aplikuar “Për socialdemokratët e ashkalinjve” dhe “Iniciativa Qytetare për Kosovë”. Kandidat i pavarur ka aplikuar Nexhmidin Sejdilar.
Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në periudhën 24–30 nëntor kanë aplikuar gjithsej 23 subjekte politike.
Subjektet politike aplikuese
Koalicionet:
Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
PAI – PDAK – LPB, koalicion i përbërë nga Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);
Koalicija VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
Partitë politike:
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Kosovaki Nevi Romani Partia
Jedinstvena Goranska Partija
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Kosova Demokratik Turk Partisi
Partia Liberale Egjiptiane
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
Socialdemokratska Unija – SDU
Srpska Lista
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
Fjala
Nova Demokratska Stranka – NDS
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK
Kosovski Savez
Nisma Socialdemokrate – Nisma
Iniciativat qytetare:
Për Socialdemokratët e Ashkalinjve
Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidati i pavarur:
Nexhmidin Sejdilar.