Koalicionet parazgjedhore, Canaj: Më shumë e shoh Limajn si pjesë të PDK-së sesa të LDK-së
Aktuale
November 30, 2025 - 18:10
Sot në mesnatë përfundon edhe afati ligjor për arritjen e ndonjë koalicioni parazgjedhor për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Një nga çështjet më të përfolura këto ditë, ka qenë një koalicion i mundshëm të LDK-së dhe NISMA-s, por që kjo nuk u arrit.
Lidhur me këtë ish-diplomati Blerim Canaj, tha se NISMA dhe Fatmir Limaj, më shumë dërgojnë vota në PDK se në LDK.
Ai u shpreh se Limaj është shumë më PDK se disa prej njerëzve që sot janë brenda kësaj partie.
“Ndryshe është kur krijon diçka dhe je prej fillimit aty e ndërton diçka, dhe ndryshe është kur vjen dikush”, deklaroi Canaj në Klan Kosova.
“Më shumë e shoh z. Limaj si pjesë të PDK-së sesa të LDK-së”, theksoi ai.