Asamblisti më i votuar i AAK-së në Prishtinë garon për deputet

Asamblisti më i votuar i AAK-së në Prishtinë garon për deputet

Aktuale November 28, 2025 - 15:37

Kreshnik Smajlaj, një prej afaristëve të suksesshëm në kryeqytet, zyrtarisht i është bashkangjitur listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në garën për deputet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në vend.

Kujtojmë se Smajlaj ishte edhe kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës, ku nga lista e AAK-së doli më i votuari.

Garën e tij për deputet e bëri të ditur vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e vlerësoi lart atë, duke thënë se në një kohë kur shumë të rinj janë detyruar të largohen nga Kosova, ai ka zgjedhur të investojë, të punojë dhe t’u japë shpresë të tjerëve.

“Si asambleisti më i votuar në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë nga lista e AAK-së, ai sjell frymën dhe energjinë që e karakterizon në çdo hap. Prandaj, kandidatura e Kreshës për deputet është vazhdimësi e punës dhe përkushtimit që ai ka treguar ndër vite, me përgjegjësi dhe vizion për një Prishtinë dhe Kosovë të zhvilluar. Paç suksese, Kreshnik dhe na priftë e mbara bashkë në garën për deputet dhe si shef i shtabit në kryeqytet”, shkroi Haradinaj.