Parashikimi i motit për fundjavë, reshje shiu dhe bore
Aktuale
November 28, 2025 - 15:03
Të shtunën, 29 nëntor, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë e në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Ndërkaq një ditë më pas, të dielën, parashihet mot i vranët, me temperatura minimale që do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin mes 2-5 gradë Celsius.
Tabela e motit për këto dy ditë:
