Dimal Basha në Prekaz: 28 Nëntori - ditë e shenjtë për gjithë shqiptarët bashkë

Dimal Basha në Prekaz: 28 Nëntori - ditë e shenjtë për gjithë shqiptarët bashkë

Aktuale November 28, 2025 - 10:54

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pasi bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, tha se dita e 28 Nëntorit është e shenjtë, e cila i bashkon shqiptarët përtej çdo kufiri e oqeani.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë që gjendemi sot në këtë ditë festë, në këtë ditë të shenjtë për gjithë shqiptarët, bashkë me zëvndëskryeminsitrin Besnik Bislimin, deputetë të Republikës, kryetarë komunash. Aktivistë të të gjitha qendrave të LVV-së dhe qytetarë që na u kanë bashkëngjitë në këtë ditë fese. Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të shenjtë që i bashkon shqiptarët përtej çdo kufiri e përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë gjithashtu ditën e shenjtë ku kryetrimi jonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë në vitin 1943. Sot festojmë ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së dy krenares në Vlorë e sot po ashtu festojmë daljen publike të UÇK-së nga heroi ynë Mujë Krasniqi, gjenerali Daut Haradinaj dhe gjenerali, miku ynë Rexhep Selimi. Gjithashtu sot festojmë edhe ditëlindjen e Adem Jasharit. Komandanti legjendar të UÇK-së. Kjo është ditë feste për shqiptarët kudo që ndodhen. Është ditë e shenjtë për ne dhe prandaj qytetarët nga të gjitha trevat, përfshirë edhe nga mërgata vijnë dhe festojnë këtu në Prekazin e lavdishëm, një ndër vendet më të shenjta që kanë trevat shqiptare. Qofshin të bashkuar gjithmonë, e shqiptarëve e kudo që gjinden urime Dita e Flamurit”, deklaroi Basha.