Kurti takohet me kryetarin e Unionit Europian të Shahut
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Kryetarin e Unionit Europian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, së bashku me kryetarin e Federatës Mediterane të Shahut dhe njëkohësisht kryetar i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, të shoqëruar nga kryetari i Federates të Shahut të Kosovës, Armend Budima.
Takimi u zhvillua me rastin e organizimit të Kampionatit Evropian të Shahut në Rapid & Blitz, i cili për herë të parë do të mbahet në Kosovë, njofton Zyra e Kryeministrit.
Diskutuan gjithashtu për mundësinë e përfshirjes së shahut në Lojërat Mesdhetare, të cilat do të organizohen në Kosovë në vitin 2030.
Udhëheqësi i Unionit Europian të Shahut e falënderoj Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme për lojën e shahut dhe për zhvillim e saj në Republikën e Kosovës.