AKR-ja garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e LDK-së

AKR-ja garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e LDK-së

Aktuale November 27, 2025 - 18:16

Aleanca Kosova e Re do të garoj në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili bëri të ditur se sot është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe se nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme.

“Po është e vërtetë, unë sot pasdite kisha takim me z.Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas përsiatjeve të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të presidentit tonë z. Behgjet Pacolli. Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme, deri atëherë do të merremi vesh për detajet e marrëveshjes”, është shprehur Makolli.