Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale November 27, 2025 - 17:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin e tyre historik në arritjen e lirisë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Me rastin e Ditës së Falënderimeve, Kurti ka uruar popullin amerikan dhe ka theksuar rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

“Në fillim të kësaj jave kisha kënaqësinë të shtroj një drekë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve. Kjo është vetëm hera e dytë që mblidhemi në këtë format me miqtë dhe kolegët tanë nga Ambasada e ShBA-së. Hera e parë ishte vitin e kaluar me ish-ambasadorin Hovenier. Urojmë dhe synojmë që kjo të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.
Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan”, ka shkruar ai.