Zbulohet pllaka e UÇK-së në Malishevë, në shtëpinë ku vepruan Thaçi dhe Veseli

Zbulohet pllaka e UÇK-së në Malishevë, në shtëpinë ku vepruan Thaçi dhe Veseli

Aktuale November 27, 2025 - 14:59

Në Ditën e Forcës dhe në prag të 28 Nëntorit, në Malishevë sot është zbuluar pllaka e UÇK-së, në shtëpinë ku gjatë viteve 1993–1997 vepruan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, brenda së cilës u morën vendime që hapën rrugën e lirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka ndarë edhe fotografi nga ngjarja.

Në odën e mbushur me burra te familja Mazreku të pranishëm ishin edhe vëllezërit e Thaçit dhe Veselit.

“Në Ditën e Ushtrisë së Kosovë dhe në prag të 28 Nëntorit zbuluam pllakën në shtëpinë ku në vitet ’93 deri ’97 vepruan Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ku u morën vendime që hapën rrugën e lirisë. Së bashku me vëllezërit e Hashimit dhe Kadrisë dhe me miqtë Nait Hasani e Nuri Bexheti, ishim në familjen Mazreku në Malishevë”, shkroi Hoxhaj.