KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit

Aktuale November 27, 2025 - 09:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me ç’rast do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 11:00.

Mes të tjerash, KQZ-ja do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.