Haliti: Absurde të tentohet vendosja e PDK-së në të njëjtin rresht me Listën Serbe e me LVV-në
Foto: Laura Hasani

Haliti: Absurde të tentohet vendosja e PDK-së në të njëjtin rresht me Listën Serbe e me LVV-në

Aktuale November 27, 2025 - 08:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar ashpër ndaj çdo tentative për të vendosur PDK-në dhe trashëgiminë e saj në të njëjtin rresht me Lëvizjen Vetëvendosje ose Listën Serbe.

“Është krejt absurde të tentohet të vendoset PDK-ja dhe trashëgimia e saj në të njëjtin rresht jo me Listën Serbe, por as me LVV-në. Historia politike e Kosovës është e shkruar me fakte, jo me fantazi", ka shkruar Haliti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

"Dhe nëse hapen biografitë, disa nga LVV-ja do të përballen me të vërteta të pakëndshme. Kosova është e vogël në territor, por e madhe në kujtesë. Dhe kjo kujtesë nuk lejon barazime të rreme", tha Haliti.

Sipas tij, çdo përpjekje për të barazuar ndikimin politik të PDK-së me partitë e tjera është e gabuar dhe e papranueshme, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike si udhërrëfyes për qytetarët dhe vendimmarrësit politikë.