Humbja e dëshmitarëve të krimeve të luftës, shqetësuese për shtetin

Humbja e dëshmitarëve të krimeve të luftës, shqetësuese për shtetin

Aktuale November 26, 2025 - 20:46

Behar Topilla, i vetmi i mbijetuar i masakrës së Shavarinës në Çikatovë të Vjetër, u nda nga jeta këtë javë, duke lënë pas dëshmi të rralla për një nga krimet më të rënda të luftës.

Humbja e tij po shihet si një alarm i fortë për ata që merren me drejtësi, derisa  paralajmërojnë se çdo vit po ulet numri i dëshmitarëve okularë, duke e bërë edhe më të vështirë dokumentimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës në Kosovë.

"Viteve të kaluara ka pasur edhe shumë dëshmitarë okular që kanë vdekur qoftë nga pleqëria qoftë nga sëmundja dhe mendojë që provat e fundit që mund t’i shfrytëzoj prokuroi e ata janë dëshmitarët. Janë duke ndërruar jetë dhe për fat të keq kjo e vështirëson edhe proceset gjyqësore por edhe punën e mekanizmave të tjerë”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Megjithatë, njohës të drejtësisë në vend thonë se pavarësisht vështirësimit të proceseve gjyqësore, tregojnë se si veprohet në rastet kur vdesin dëshmitarët, sipas legjislacionit në Kosovë.

 “Ligji përcakton dy institute të veçanta të cilat rregullohen me marrjen e provës paraprakisht në rastin konkret mundësia hetuese e veçantë e cila duhet të organizojnë në mënyrë që të nxirret prova në kohën kur ka mundësi që të nxirret për të mos ardhur deri në një situatë kur pamundësohet nxirrja e provave. Njëjtë legjislacioni ka caktuar edhe nxirrje të paraprovës në procedurë civile të veprës penale, por në procedurën e veprës penale e vetmja mënyrë është kohëzgjatja e procedurës së veprave penale që këto prova të sigurohen përmes njësi hetuesie të veçantë”, tha Florim Shefqeti, avokat.

Edhe dëshmitarë të tjerë të masakrave të kryera nga forcat serbe, si ajo e Rezallës, e Pastaselit të Rahovecit dhe e Reçakut, tashmë kanë ndërruar jetë. /rtk