Tri palë zgjedhje për një vit, Kusari-Lila: E kemi tepruar, nga vera e kam ditur ku po shkojmë
Aktuale
November 26, 2025 - 20:43
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka folur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat janë të tretat për këtë vit.
Ajo tha se këtë vit është tepruar, derisa u shpreh se e ka ditur që nga vera se kah po shkohet.
“Këtë vit e kemi tepruar, ka shkuar jashtë asaj të imagjinueshmes që kemi pasur shumica prej nesh”.
“Përkundër që shumë herët, prej pjesës së verës e kam parë deri ku po shkojmë, kam qenë ndër të paktët që kam thënë “zgjedhjet janë zgjidhje”, edhe pse edhe brenda VV-së më thonin jo se përfundojmë njëjtë”, është shprehur ajo në klankosova.