KQZ-ja merr vendim, miraton Qendrat e Votimit jashtë Kosovës
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja merr vendim, miraton Qendrat e Votimit jashtë Kosovës

Aktuale November 26, 2025 - 17:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike për të votuar më 27 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime, të vendosura në 36 shtete të ndryshme të botës.

“Megjithatë, kjo listë do të mund të rishikohet nga KQZ, varësisht nga numri i votuesve që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike. Gjithashtu, KQZ caktoi numrin maksimal 950 votues që mund të regjistrohen për të votuar në një vendvotim në përfaqësi diplomatike”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto përfaqësi diplomatike është 62 mijë e 700 votues.