Hamza: Me Limajn jemi shokë, por nuk jemi takuar
Aktuale
November 26, 2025 - 15:38
donëse janë shokë megjithatë ende nuk ka pasë një takim mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe atij të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sa i përket një marrëveshjeje politike që do t’i bënte bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
“Nuk kam mbërri në atë pikë që me pasë takime, jemi shok dhe miq, kemi miq të përbashkët. Jemi vetë shok dhe kemi bashkëpunu por nëse kemi diçka konkrete ne do të dalim para jush”, tha ai në konferencën për media teksa njoftoi për koalicionin me “Listën për Familjen”.