Hamza pret udhëheqësit e OVL UÇK-së: Kosova që duam sot duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë

Hamza pret udhëheqësit e OVL UÇK-së: Kosova që duam sot duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë

Aktuale November 26, 2025 - 14:52

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke theksuar rëndësinë që rrëfimet e tyre kanë për shtetin dhe shoqërinë.

“Sot i prita udhëheqësit e OVL UÇK-së, burra që bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës sonë të lavdishme. Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se Kosova e së nesërmes duhet të ndërtohet mbi vlerat e luftës dhe sakrificave të gjeneratës çlirimtare.

“Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë”, ka shtuar ai.

Në fund lideri i PDK-së ka shprehur nderimin e tij për të gjithë ata që sakrifikuan për liri.

“Lavdi të rënëve dhe respekt i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë!”, përfundoi ai.