A do të ketë koalicion LDK - Nisma, tregon Zemaj
Aktuale
November 26, 2025 - 14:20
Të mërkurën kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, konfirmoi se është në bisedime për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje ka folur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë për media.
Ai ka konfirmuar se ka pasur bisedime me Limajn, por ende nuk ka diçka konkrete, raporton Zeri.info.
“Ka pasur bisedime parimore, nuk them që nuk ka pasur edhe teknike, por janë në përmbajtjen e asaj që ka thënë vetë kryetari i LDK-së, pas takimit të Kryesisë”, u shpreh Zemaj ndër të tjera.
Zemaj po ashtu u shpreh se partia e tij është e hapur për bashkëpunime, duke përmendur edhe aderimet e fundit në këtë parti. /Zëri