Gashi paralajmëron se protesta e “Trafikut Urban” do të vazhdojë edhe nesër
Ka përfunduar sot protesta e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe përfaqësuesve të operatorëve privatë, të cilët tash e tri ditë kanë ndërprerë qarkullimin e autobusëve në Prishtinë për shkak se nuk kanë marrë pagat e tyre.
Ndryshe nga ditët e tjera, sot askush nga Komuna e Prishtinës nuk i ka takuar protestuesit.
Megjithatë Ilim Gashi, përfaqësues i Sindikatës së “Trafikut Urban”, paralajmëroi se protesta do të vazhdojë edhe nesër.
“Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën tonë po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani, në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet e tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Në po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja, unë nuk kam informacione pse nesër është mbledhje legjitime është e thirrur, ata që e shpallin jo legjitime janë instancat tjera prapa saj se për t’u mbajt mbledhja do të funksionojë dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet në Ministri dhe ministri do t’i alokojë mjetet. Besojmë edhe shpresojmë”, tha ai. /dukagjini